Ishte vetëm pak javë më parë, kur në shtyp u raportua për një lidhje të re të yllit të Kombëtares sonë, Nedim Bajrami. Në lajme u raportua se futbollisti është duke kaluar një romancë me moderatoren e njohur në Kosovë, Lorina Dula.
Advertisements
Advertisements
Të dy janë janë munduar ta mbajnë sa më të fshehtë lidhjen e tyre, ndërsa u bë me dije që prej pak kohësh, mesfushori nuk është më beqar. Lorina jeton në Prishtinë dhe është moderatore e një emisioni sportiv. Ajo bëri bujë me emisionin “Euroshow” gjatë zhvillimit të Kampionatit Europian në Gjermani verën e kaluar.
Që nga muaji nëntor, Lorina ka ndjekur nga afër ndeshjet e Kombëtares shqiptare dhe siç duket nuk mungojnë pozimet edhe me fanellën kuqezi, e cila me shumë mundësi është dhuruar nga djaloshi që i ka rrëmbyer zemrën. Të dy janë treguar të kujdesshëm dhe nuk kanë publikuar asnjë foto bashkë në rrjetet sociale. Por duket se vetëm pak ditë pas raportimit të kësaj romance, diçka ka ndodhur me këtë dyshe.
Nëse i hedhim një sy profilit të tyre, aktualisht asnjëri nuk e ndjek tjetrin në Instagramet e tyre. Shenjë kjo që tregon se lidhja ka ardhur në fund. Si Lorina, ashtu edhe Nedimi kanë hequr njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve, duke zhdukur kështu çdo gjurmë të tyre. Ndonëse lidhja e tyre nuk u vërtetua kurrë me një foto apo prononcim të çiftit, ndarja identifikohet fillimisht nga këto sinjale në rrjetet e tyre sociale.
Nedimi është duke vijuar aventurën e tij në kampionatin skocez. I blerë me shumë bujë nga Rejnxhërs, Bajrami e nisi mirë dhe u duk sikur u përshtat shpejt në një ambient të ri. Disa gola dhe paraqitje të mirë në Ligën e Europës, dukej se gjithçka do të shkonte perfekt për mesfushorin. Por, kurba e tij vijoi në rënie. Bajrami e humbi vendin si titullar dhe nuk luan nga fillimi në shtatë ndeshjet e fundit në kampionat. Ai u preferua vetëm në ndeshjen e kthimit në “Europa League” kundër Fenerbahçes, ku ekipi humbi.
Advertisements
Bajrami me Rejnxhërsin sfido Atletik Bilbaon në shtëpi, në fazën çerekfinale të Ligës së Europës dhe nuk dihet nëse 26-vjeçari do të jetë në formacion. Mesfushori, i cili prej kohësh është spostuar në krah, u kritikua edhe për paraqitjen e dobët në ndeshjen me Anglinë, teksa kundër Andorrës, ishte një prej lojtarëve, të cilin Silvinjo e uli në stol. E tashmë që kjo histori romantike ka përfunduar, Bajrami duket edhe më i përqëndruar në karrierën e tij, duke lënë pas një dështim në jetën sentimentale.