Merr fund saga e gjyqeve për pronësinë e Top Channel, i mbetet përfundimisht familjes Hoxha

by editor

Pas një kalvari të gjatë seancash gjyqësore, që zgjatën mbi 8 vite, për pronësinë e Top Channel, drejtësia është vendosur sot në Gjykatën Kushtetuese, e cila pas një seance maratonë ka njohur si pronarë të vetëm dhe legjitimë të televizionit më të madh në vend familjen Hoxha.

Advertisements

Me një shumicë votash prej 7 vota pro dhe 2 kundër, nga nëntë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, e veja e themeluesit të Top Channel, Dritan Hoxha, Vjollca Hoxha si dhe fëmijët Lori Hoxha, Sara Hoxha, Redia Hoxha dhe Itan Hoxha, u janë njohur 100% të aksioneve, përkatësisht nga 20% secili, transmeton Voxnews.

Advertisements

Kërkesa e Sinos dhe Baçit u rrëzua sot nga Gjykata Kushtetuese

Dy ish miqtë e të ndjerit Dritan Hoxha, përkatësisht Albert Sino dhe Aurel Baçi u bën aksioner fiktiv në vitin 2007 për shkak të një ngërçi ligjor të asaj kohe, kur KKRT (sot AMA) nuk lejonte që televizionet kombëtare të kishin 1 aksioner të vetëm.

Për këtë arsye, i ndjeri Dritan Hoxha iu besoi dy miqëve të vetë 60% të aksioneve, përkatësisht 40% Albert Sinos dhe 20% Aurel Barçit.

Ndonëse hynë fiktivisht dhe pa investuar as edhe një qindarkë për aksionet, me ndryshimin e ligjit, familja Hoxha u dha dy ish-miqve të Dritan Hoxhës mundësinë të tërhiqnin aksionet e tyre dhe të largoheshin nga Top Channel.

Por mesa duket, për shkak të interesave okulte si dhe lakmisë për të gllabëruar një pronë që nuk u takonte, Albert Sino dhe Aurel Barçi vendosën të mos pranojnë tërheqjen nga aksionet që nuk kishin paguar asnjë lekë për t’i pasur.

Dhe vetë gjykata, me me vendimin Nr.5259, datë 06.06.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, lëshoi dëshminë e trashëgimisë ligjore të të ndjerit, duke caktuar si trashëgimtarë ligjorë të radhës së parë bashkëshorten, paditësen Vjollca Hoxha, dhe fëmijët Lori, Sara, Redia dhe Itan Hoxha. Edhe ky vendim nuk u njoh nga dy ish-aksionerët tashmë, të cilët vendosën të tentonin deri në fund për të grabitur padrejtësisht Top Channel.

Megjithatë, familja Hoxha e vijoi betejën në sistemin gjyqësor, ku Gjykata e Apelit të Tiranës, i dha të drejtë atyre, duke rrëzuar si të pavlefshme kontratën e shitjes së aksioneve të Albert Sinos dhe Aurel Baçit.

“Detyrimin e palëve të paditura Albert Sino dhe Aurel Baçi të njohin pronar paditësit Vjollca Hoxha, Lorela Hoxha, Sara Hoxha, Redia Hoxha dhe Itan Hoxha pronar edhe mbi 60% të aksioneve të Shoqërisë “Top Channel” sh.a me Nipt K120070024, për shkak se kontrata e shitjes së aksioneve me nr.1154 Rep dhe Kol date 15.06.2007 është absolutisht e pavlefshme pasi është kryer në kundërshtim me ligjin.

Urdhërohet ç’regjistrimi nga regjistri i aksioneve të Shoqërisë “Top Channel”sh.a nga të paditurit Albert Sino dhe Aurel Baçi dhe nga regjistri i ekstraktit të Shoqërisë në Qendrën Kombëtare te Biznesit, pasi në bazë të të cilit është bërë regjistrimi i tyre në regjistër është i pavlefshem”, thuhej në vendimin e Gjykatës së Apelit në atë kohë.

Bejeta ligjore do të zhvendosej në Gjykatën e Lartë, e cila gjithashtu do të mbante të njëjtin qëndrim, duke mos njohur Sinon dhe Baçin si aksionerë, ndërsa 100% të aksioneve i takonin familjes Hoxha.

Vendimi është volusur tashmë përfundimisht në Gjykatën Kushtetuese, organi që zgjidh mosmarrëveshjet e palëve në Gjykatën e Lartë, ku me një vendim të drejtë i është dhënë familjes Hoxha, si e vetmja trashëgimtare e 100% e televizionit Top Channel.

Kjo ishte dhe përpjekja e fundit e dy ish miqve të Tanit për t’i marrë pronën, duke mos njohur asnjë kod moral, shoqëror dhe familjar me familjen Hoxha.

Shumëkush pyet, a do kishin guximin Albert Sino dhe Aurel Barçi t’i merrnin pronën Dritan Hoxhës nëse ai do të ishte ende gjallë. Këtë përgjigje më mirë se kushdo e dinë ata!/VoxNews

You may also like