Merrnin me qera ambiente dhe shfrytëzonin shtetase të huaja për pro**itucion, identifikohet dhe shpallet në kërkim një ukrainase, bashkëpunonte me…

Vlorë

Advertisements

Zhvillohet operacioni policor i koduar “Missed call”, për konstatimin dhe goditjen e rasteve të qiramarrjes së apartamenteve, për ushtrim të prostitucionit.

Advertisements

Punohet për kapjen e një 35-vjeçareje nga Ukraina, e identifikuar si bashkëpunëtore me një shtetase ruse, aktualisht në kërkim, për marrjen me qira të një apartamenti në lagjen “Pavarësia”, për ta përdorur për këtë veprimtari të paligjshme.

Procedohen penalisht 2 shtetase të tjera nga Ukraina, për ushtrim të prostitucionit.

Në bazë të kontrolleve të mbështetura te informacionet e inteligjencës policore, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të marrjes me qira të ambienteve, për t’i përshtatur për ushtrim të prostitucionit, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të DVP Vlorë kanë zhvilluar planin operacional policor, të koduar “Missed call”, si rezultat i të cilit u godit një tjetër rast në këtë fushë.

Gjatë kësaj faze të operacionit “Missed call”, u identifikua dhe u shpall në kërkim, shtetasja ukrainase, M. Sh., 35 vjeçe, sepse dyshohet se në bashkëpunim me shtetasen ruse K. A., të shpallur në kërkim më datë 03.02.2025, shfrytëzonin për prostitucion 2 shtetase të tjera ukrainase, në një apartament në lagjen “Pavarësia”. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për 2 shtetaset që ushtronin prostitucion.

Operacioni vijon për kapjen e shtetaseve të shpallura në kërkim, si dhe për goditjen e rasteve të tjera të kësaj paligjshmërie.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.