Mesfushori shqiptar bën heroin në Itali, i dhuron 3 pikë të arta skuadrës së tij

by editor

Ish-mesfushori i Kombëtares Shpresa, Erald Lakti, u shndërrua në hero mbrëmjen e sotme, teksa shënoi golin e fitores 1-0 për skuadrën e Arizanjos në duelin ndaj Pro Patrias, të vlefshme për javën e 12-të të Serisë C, Grupi A.

Advertisements

Lakti është një titullar i padiskutueshëm te skuadra italiane, teksa ky ishte goli i dytë i tij në 11 ndeshjet e aktivizuara në kampionat.

Advertisements

Interesant është fakti se mesfushori shqiptar, rivalë në këtë duel kishte edhe dy shqiptarët e tjerë sulmuesin Toci dhe mbrojtësin Bashi që janë pjesë e Pro Patrias.

Plot 3 shqiptarë në fushë, teksa në fund festoi pikërisht Lakti. 24-vjeçari prej 2 sezonesh është pjesë e Arizanjos, teksa kërkon të lerë shenjë te ky klub.

Advertisements

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për skuadrën e mesfushorit shqiptar që renditet në vendin e 17-të. /PANORAMASPORT.AL

You may also like