“Mëso të mos futesh më në shtëpitë e të tjerëve dhe të hash…”- Prapaskenat e dorëzimit të policit Erjon Goxhara! Plagosi Lorenc Kostën për tradhti! Çfarë tregoi djali i efektivit

by editor

Pas më shumë se 48 orësh në arrati, efektivi i policisë, Erjon Goxhara, i cili plagosi me 6 plumba inxhinierin e ERE, Lorenc Kostën te zona e ‘Komunës së Parisit’ në kryeqytet, është vetëdorëzuar në polici.

Advertisements

Efektivi, tashmë i shkarkuar nga detyra, kishte edhe armën e shërbimit me të cilën kreu veprën penale. 46- vjeçari qëlloi në pjesën e poshtme të trupit inxhinierin e ERE, pasi ky i fundit kishte lidhje me gruan e efektivit.

Advertisements

“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 19.08.2024, për ngjarjen e ndodhur në afërsi të një marketi në rrugën ‘Tish Daija’, sot rreth orës 17:00 është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, së bashku me armën e shërbimit me të cilën ka kryer veprën penale, shtetasi Erjon Goxhara, 46 vjeç. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, – njofton polica.

Djali i policit i tregoi policisë se e kishte takuar të atin dhe se në bisedën që kishte pasur me të ai, ka qenë shumë i tronditur. Po ashtu kanë qenë të shumtë miqtë dhe kolegët që e kanë telefonuar që ai të dorëzohej, ndonëse djalit iu kishte betuar se nuk do ta bënte një akt të tillë. Efektivi tani do të jetë nën tri akuza të rënda.

Advertisements

Hetimet për ngjarjen

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 19 gushtit në një zonë të populluar të Tiranës. Para se të plagoste Lorenc Kostën, efektivi kishte zhvilluar një takim me bashkëshorten dhe nipin e tij, L.B. në një qendër tregtare. Gjatë këtij takimi, në dosje thuhet se gruaja ka pranuar tradhtinë, por nuk ka pranuar që t’i kërkojë ndjesë efektivit Goxhara. Sipas saj, tradhtia ka ndodhur vetëm një herë. Të njëjtën ditë, Goxhara pasi përfundon këtë bisedë, zhvendoset pranë lagjes ku jetonte dhe ka plagosur Lorenc Kostën, i cili po ashtu jetonte në atë zonë. Pasi e la të mbuluar me gjak, e filmoi atë çfarë bëri dhe videon ia dërgon të plagosurit në telefon: “Mëso të mos futesh më në shtëpitë e të tjerëve dhe të hash djersën e tyre”.

I plagosuri, aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Në deklarimet e dhëna para oficerëve të Policisë Gjyqësore në prezencë të psikologut, djali efektivit ka konfirmuar konfliktet mes prindërve të tij që nga mesi i korrikut, kohë kur sipas tij, e ëma pranon dyshimet e Goxharës për lidhjen jashtëmartesore me Kostën. Ndaj Erjon Goxharës rëndon akuza e vrasjes me paramendim të mbetur në tentativë. Ai pritet të dalë ditën e sotme para Gjykatës së Tiranës, ku edhe do të njihet me masën e sigurimit personal./Gazeta Panorama

You may also like