GJKKO ka caktuar sot masën “arrest në burg” për ish-presidentin Ilir Meta, si dhe detyrim paraqitje për ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.
Advertisements
Mësohet se Ilir Meta do të qëndrojë në burgun “313” në Tiranë, që ndodhet pranë godinë së SPAK-ut.
Advertisements
Ai pritet të zhvendoset kështu nga IEVP “Mine Peza”, ku ndodhej në paraburgim që prej dy ditësh që nga arrestimi.
GJKKO ndryshoi vetëm një masë sigurie, ndaj Pirro Xhixhos, ish-drejtori i AKEP-it, duke e lënë nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje” për shkak të gjendjes shëndetësore.