“Meta e çmontoi dje kryeterroristin Altin Dumani”, sekretari i Partisë së Lirisë komenton debatet në gjyq: U detyrua të braktiste sallën

by editor

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi komentoi sot në një konferencë për mediat debatet e ashpra një ditë më parë të ish-presidentit Ilir Meta dhe prokurorëve të posaçëm.

Advertisements

Sipas Blushit, Meta “e çmontoi dje kryeterroristin Altin Dumani”, i cili më pas u detyrua të linte sallën e gjyqit.

Advertisements

Blushi: Arrestim politik me urdhër të mafias shqiptare, të presidentit të Partisë së Lirisë u konfirmua me indeksin e zbatimit të ligjit, vendi ynë renditet në vendin e 89, Kosova në vendin 58, kurse Mali i Zi në vendin e 56.Rama me kryeterroristin Altin Dumani, banda terroriste e Edi Ramës dhe Altin Dumanit. Meta u arrestua politikisht. Edhe dje e ka çmontuar nga brinjët Dum Dumanin siç e panë të gjithë shqiptarët duke e detyruar këtë qen sulmi dhe vrasës me pagesë të Edi Ramës të braktiste sallën e gjyqit. Ilir Meta është i arrestuar politik.

Si mund të mashtrojë një prokuror në sallën e gjyqit? Ata janë terroristë, nuk janë prokurorë. Nuk ka asnjë dinjitetin e kushëririt të tij Dumanit, është më i zi se ai.

Advertisements

Top Channel/ “Meta e çmontoi nga brinjët”, Tedi Blushi sulmon SPAK: Dum Dumani qen sulmi

You may also like