Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar sot në Himarë ku ka takuar babain e Fredi Belerit, Petro Belerin.
Advertisements
Meta shprehet se të hënën do të kërkojë të vizitojë nga afër Fredi Belerin që ish presidenti e quan të burgosur dhe të rrëmbyer politik.
Advertisements
Postimi i Metës:
Sot në Himarë, pranë Petro Belerit, babait të të burgosurit politik, Fredi Beleri, i cili u rrëmbye nga regjimi pikërisht për t’u rrëmbyer pronat himariotëve!
Ditën e hënë do të kërkoj zyrtarisht që ta vizitoj nga afër të rrëmbyerin politik.
Himara dhe himariotët trima dhe patriotë kanë ditur gjithmonë t’u tregojnë vendin pushtuesve dhe zaptuesve!