“Metamorfoza”/ “Ata kanë nëndrejtorin, ndërsa ne shefin e krimit të organizuar”, zbardhen detajet e frikshme si zyrtarët e policisë lidhnin ‘fijet’ me bandat e Shkodrës dhe i çonin në zbulimin e vendodhjes së kundërshtarëve

by editor

Në dhjetëra raste, personazhe të botës së krimit të shpallur në kërkim, nuk janë gjetur nga Policia por janë gjetur nga kundërshtarët që i kanë eliminuar.

Advertisements

Dosja ndaj grupeve kriminale në Shkodër nxjerr zbuluar lidhjet në nivele të larta të bandave me drejtues të ndryshëm policie. Në prej personave që sipas prokurorisë rezulton Behar Bajri, përmes burimeve në Polici kishte lokalizuar Ibrahim Licin.

Advertisements

“Pëllumbi i shprehet që sot do takoj këtë shokun e Policisë në Shkodër dhe t’i them për ndonjë info për Brahimin. Behari i shprehet se nëse e merr premtoji sa lekë do veç të thonë shtëpinë edhe sa lekë do veç hap gojën kudo që të hyj ta vras.”

“Njerëz në kërkim që eliminohen dhe nuk arritet të çohen para drejtësisë dhe më e keqja kur organet shtetërore nuk punojnë për drejtësi, por kanë punuar për grupe kriminale”- u shpreh avokati, Redi Ramaj.

Advertisements

Bisedat implikojnë zyrtarë të ndryshëm që korruptohen edhe nga kundërshtarët e Bajrave. Nuk dihet nëse ka një hetim tjetër të bazuar në të dhënat e aplikacionit SKY për Lictë dhe njerëzit e tyre. Në dosjen Metamorfoza nuk ka thellim ndaj veprimtarive të tyre deri në këtë moment të hetimit.

“Pëllumbi shprehet që ata kanë nëndrejtorin dhe shefin e komisariatit ndërsa ne kemi shefin e krimit të organizuar dhe e kemi informacionin 10, që ata nuk e dinë.”

Në këtë bisedë dhe të tjera të ngjashme, zbulohet bashkëpunimi i oficerit Ardit Hasanbegaj me biznesmenin Gjoka dhe miqtë e tij. Në komunikimin mes Pëllumb Gjokës dhe Behar Bajrit, zbulohet një takim që ky i fundit ka pasur me zëvendësdrejtorin e Policisë së Shkodrës. Aty, vihen re tonet urdhëruese dhe tepër ofenduese ndaj njeriut me uniformë që i nënshtrohet të fortit të Shkodrës.

“Pëllumbi i shkruan, thuaji pse ke nisur shkresë që të vijnë grupet e vëzhgimit. Pyete për llogari të kujt e ke bërë. Behari i shkruan që nuk dua ta bëj shok, do ta pyes, do ta rëndoj. Pëllumbi i shkruan pyete se kush të ka thënë ti lësh furgonët në krye të rrugës së Licëve.”

“Nëse kemi dy konflikte me një dosje, dy grupe që konfliktohen. Sigurisht që duhet të dy grupet të hetohen në mënyrë barabartë e qenësishme nga grupi hetimor”- u shpreh Eugen Beci, ish-prokuror.

Sipas transkripteve, biznesmeni Gjoka porosit mikun e tij që t’i japë një mesazh kërcënues zëvendësdrejtorit të Policisë, duke i thënë se kushdo që është përzier për ta futur në burg do të jetë hasmi i tij. Më poshtë, dy bashkëbiseduesit flasin edhe për rezultatet e takimit me zyrtarin e lartë të policisë që i nënshtrohet presionit.

‘Behari i shkruan që i kam folur rëndë, dhe më tha, fol: ca të duash e bëj për ty. Unë i thashë dua Braçen. Ai më tha, po, ta jap unë, vetëm nuk dua ta marri vesh njeri.”

You may also like