“Metën e ndoqën nga kufiri”, zëvendëssekretarja e PL- së zbulon detajet: Videoja e arrestimit doli para se të…

by editor

Zëvendëssekretarja e Partisë së Lirisë, Silva Caka zbuloi detaje të reja në një emision televiziv foli në lidhje me arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta.

Advertisements

Teksa dënoi aksionin e policisë së shtetit, Caka u shpreh se nëse ish presidenti do të kishte në makinën e tij dhe dy gardistët që ia ka caktuar ligji, bilanci i atij momenti do të ishte krejt tjetër dhe madje mund të ishin shkrepur armët apo të kishte dhe viktima.

Advertisements

“Ilir Meta ka dy vite që ka lënë presidencën. Të gjithë e dimë që ai nuk rri vetëm, por ruhet nga Gardistë. Meta nuk paraqiste rrezikshmëri. Policia ka një protokoll edhe të elementëve formalë, veshja, logot etj… Pa një uniformë, a mund ta dinte Ilir Meta që po kundërshtonte policinë e shtetit? Kush tha që nuk po kundërshtonte disa banditë që mund ta eliminonte. Edhe personi që e shoqëronte tha se u qetësuam kur pamë policinë e shtetit. Kur marrim vesh që këto janë veprime të orientuara politikisht nga një ministër anonim… Po sikur Meta të kishte Gardën, ka dy efektivë që nuk preferon t’i mbajë. E di kush do të ishte lajmi sot. Unë ju garantoj që Gardistët do të shkrepnin dhe armën”, tha zyrtarja e PL.

Sipas Cakës, i gjithë momenti i arrestimit është inskenuar, pasi Ilir Meta ka qenë në ndjekje që prej kufirit të Kosovës. Ajo shtoi se edhe videoja ka dalë përpara se ish-presidenti të mbërrinte në Drejtorinë e Policisë me qëllimin e vetëm për të bërë show.

Advertisements

“E kanë ndjekur Metën që nga kufiri i Kosovës, nuk kanë qenë pa dijeni. E kanë zgjedhur vendin. Videoja ka dalë në media përpara se Meta të shkonte në drejtorinë e Policisë. Të gjitha këto gjëra ishin të sinkronizuara”, u shpreh ajo .

You may also like