Meteorologia Porja bën paralajmërimin e fortë: Stuhia ciklonare pritet të prekë Shqipërinë

Meteorologia e Tanja Porja paralajmëroi se një stuhi e fuqishme ciklonare po i afrohet brigjeve shqiptare, duke sjellë erë të fortë dhe rrebeshe afatshkurta. Sipas saj dita ka nisur me reshje shiu, ndërsa priten rrebeshe dhe borë e dendur në vend.

Advertisements

“Dita e sotme ka nisur me reshje veriu pritet të ketë rrebeshe gjatë mëngjesit, në mesditë e vijim reshje me intensitet mesatar në të gjithë territorin. Një stuhi e fuqishme ciklonare mbetet në Italinë jugore dhe në Adriatik. Stuhia ciklonare i afrohet brigjeve shqiptare, por vetëm kaq, duke bërë që të forcohet era në hapësirat detare dhe territor. Presim sot erë të fortë juglindore dhe lindore. Kjo erë e fortë mban stuhi të fuqishme ciklonare. Rrebeshe afatshkurtra kemi në skajin jugor dhe verior sot, më të pakta në qendër dhe për disa ditë me radhë”.

Advertisements

Meterorologia tha se dëbora do të zbresë në 800 metra lartësi nga niveli i detit dhe do të jetë disa centimetra.

“Dëbora zbret në 800 metra lartësi nga niveli i detit, disa cm. Reshjet e borës janë të izoluara gjatë paradites në skajin verior e verilindje. Më të pakta në juglindje”.

Sipas saj termometri ka shënuar rënie të lehtë në minus 1, ndërsa maksimumi në 14 gradë celsius. Pas orës 10:00 të mëngjesit të sotëm termometri do të vijojë të shënojë rënie. Porja paralajmëron përkeqësim të motit edhe në ditët në vijim me reshje shiu e rrebeshe edhe për disa ditë me radhë.