Meteorologia: Stuhitë do të godasin Shqipërinë në mes të nëntorit

by editor

Stuhitë e Atlantikut që prej një jave kanë goditur Gadishullin Iberik duke shkaktuar përmbytje katastrofike dhe viktima, pritet që në mes të nëntorit të godasin vendin tonë. Alarmi u dha nga meteorologia Tanja Porja sipas të cilës reshjet me intensitet të lartë dhe rrebeshet që do të prekin Shqipërinë dhe vendet e rajonit do të rrezikojnë përmbytje.

Advertisements

“Nga data 12, 13, 14 nëntor reshjet do të fuqizohen drejt lindjes duke përfshirë Italinë e jugut dhe territorin shqiptar që nga data 11 nëntor e në vijim reshjet me intensitet të lartë do të përfshijnë një pjesë të Ballkanit, Shqipërinë, Malin e zi dhe Kosovën, Maqedoninë e veriut. Reshjet priten të jenë 50-70 mm në një interval kohor 3 orësh. E gjithë kjo rrit riskun për përmbytje. Reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe të lartë”, tha Porja në në Dita jonë.

Advertisements

Sipas saj “Shqipëria dhe 3 vendet fqinje pas datës 10 nëntor priten të përballen me stuhi intensive dhe rrebeshe që e gjejnë territorin të thatë që bën që mundësia të absorbohen është shumë e vogël dhe kjo rrit riskun për përmbytje”.

Europa prej disa ditësh është përfshirë nga reshjet intensive që kanë goditur Gadishullin Iberik duke shkaktuar qindra viktima në Valencia. Reshjet intensive kanë përfshirë edhe Majorkën, Ibizan dhe gjatë ditës së djeshme Barcelonën, ndërsa rrezikohet edhe Andaluzia.

Advertisements

You may also like