Meteorologu Hakil Osmani foli mbi reshjet e dëborës që kanë përfshirë juglindjen e vendit dhe tregoi situatën e motit që pritet të kemi gjatë dhjetorit.
Advertisements
Meteorologu Hakil Osmani tha se gjatë dhjetorit moti do jetë më i ftohtë se në të njejtën periudhë të një viti më parë por situatat atmosferike do jenë të miksuara herë me ditë të ftohta herë me të ngrohta.
Advertisements
“Ky dimër pritet të jetë më i ftohtë se ai që lamë pas ndërsa dhjetori do të jetë më i freskët se i vitit të kaluar por herë pas herë do të kemi ditë me temperatura të larta por sigurisht do të kemi dhe copëza dimri, ku në vëndet e ulta do të kemi reshje shiu ndërsa në vëndet malore dëborë. Bora nuk do të vijë në kryeqytet por maksimumi në malin e Dajtit”, tha Hakil Osmani.
Ai shpjegoi se pas këtyre reshjeve të ditëve të fundit situata atmosferike do të përmisohet kësaj të hëne që vjen.
“Në fakt dhjetori ka nisur me tiparet e tij klimatike, me temperature tipike, dukë berë që në zonat malore të kemi temperatura nga -2 °C deri në -3 °C ndërsa maksimumi pritet të jenë jo më shumë se 15 °C deri në 16 °C. Po ashtu kanë filluar reshjet e dëborës prej së premtes dhe janë prezente në të gjithë zonat lindore që nga Kukësi, Peshkopia e deri në Korçë ku në orët e pasdites të së dielës do të kemi një farë përmisimi i cili do vijojë dhe gjatë së hënës dhe së martës duke i dhënë fund reshjeve”, tha Osmani.