Miliona euro jepen nga shteti, çahet asfalti në “Rrugën e Arbrit”

by editor

Thuajse në të gjithë vendin, stuhitë që kanë pushtuar edhe Shqipërinë, kanë shkaktuar problematika si pasojë e erërave të forta dhe reshjeve të dëndura të shiut.

Advertisements

Qarku i Dibrës është një nga zonat më të prekura ku reshjet kanë sjellë probleme me lëvizjen në akset rrugore. Disa pjesë asfalti është çarë në rrugën e Arbrit duke bllokuar mjetet. Edhe pse për këtë rrugë janë dhënë me miliona euro koncensione, sërish problematikat janë të mëdha gjatë gjithë periudhës së dimrit, por jo vetëm.

Advertisements

Shumë fshatra në Dibër janë edhe pa energji elektrike për shkak të dëmtimeve në rrjet nga reshjet.

Edhe në qarkun e Shkodres dalja e përrenjve nga shtrati kanë krijuar përmbytje lokale. Gjatë ditës së premte u bllokuan disa segmente në Theth, por më pas u rihapen.

Por stuhia ka dëmtuar fiderat dhe linjat e OSHEE dhe për pasojë afro 3000 familje në të gjithë qarkun janë pa energji.

Autoritetet bënë në ditur se në disa qarqe ka patur rënie të dherave në rrugë por aktualisht rrugët janë hapur dhe vijon normalisht kalimi i mjeteve.

Ndërkohë në Kanionin e Langaricës si pasojë e reshjeve të forta mbeten të bllokuar 23 turistë të huaj. Pas ndërhyrjes, ata janë evakuar pa pasoja.

You may also like