Ministri i Jashtëm rus bën paralajmërimin e fortë: Dominimit të Perëndimit prej 500 vitesh po i vjen fundi

by editor

Ministri i Jashtëm i Rusisë, në një deklaratë ditën e sotme theksoi se dominimit të Perëndimit po i vjen fundi.

Advertisements

“Dominimit të Perëndimit i cili zgjati për 500 vjet po i vjen fundi”, tha sot kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, i cili kritikoi sërish reagimin e Izraelit ndaj sulmit të 7 tetorit nga Hamasi.

“Nuk është e pranueshme të përdoret ky fakt për të justifikuar ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez. Duhet të ketë prani të forcave ndërkombëtare në fushën e betejës në Rripin e Gazës.

Advertisements

Faktori më i rrezikshëm për stabilitetin e Lindjes së Mesme prej vitesh është çështja e pazgjidhur palestineze”, theksoi ai.

“Unë nuk jam hipokrit dhe as Rusia”, përfundoi Sergei Lavrov.

You may also like