Emisioni “Goca dhe Gra” i ka bërë një kamera të fshehtë moderatores së njohur, Megi Pojani.
Advertisements
Në bashkëpunim me motrën e saj, ata i bënë një rreng Megit, duke i future minj në shtëpi. Minjtë janë fobia më e madhe e Pojanit.
Advertisements
Në një moment teksa ndodhej e ulur në divan dhe po fliste në telefon, ajo vë re minjtë dhe menjëherë ngrihet në këmbë duke bërtitur.
“Minj në shtëpi, minj në shtëpi”, ulëret me të madhe moderatorja e njohur.
Advertisements
Më pas ajo merr në telefon administratorin e pallatit dhe i thotë:
“Kam dy minj në shtëpi. Jam shumë keq, mos janë future nga banja”.
Në shtëpi me të ishte edhe e motra e saj, Ina, e cila e dinte shumë mire se çfarë po ndodhte. Pas ca minutash, ajo i jep Megit një zarf ku i tregonte se e gjithë kjo është një shaka dhe ato ishin brejtës.