“Miqtë e fuqishëm, do të keni pasoja”! Për kë e ka Yuri Kim mesazhin e koduar?

by editor

Vetëm disa orë pas lirimit të Saimir Tahirit nga qelia, erdhi reagimi i parë i ambasadës amerikane në Tiranë. Deklarata është e fortë.

Advertisements

Kim thotë se vendimi që u dha sot për Tahirin është mënyrë e vjetër e sistemit të drejtësisë që nuk ndëshkon dhe privilegjon disa persona.

Advertisements

Shprehet e zhgënjyer me drejtësinë dhe paralajmëron. Mesazhet janë të koduara, por niveli i kërcënimit është i qartë. Fjala është për pasoja, thotë diplomatja amerikane. Emra nuk përmend në postim. Tani na mbetet të shohim veprimet në vijim.

“Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirant të BE dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri.

SHBA e konsideron korrupsionin kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare. Ata që janë të përfshirë në bërjen ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve – për shembull, për të ndihmuar miq të fuqishëm – duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja” shkruan Yuri Kim.

You may also like