Këngëtarja e njohur shqiptare, ka lënë pas muzikën dhe i është bashkuar listës së deputetëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë.
Advertisements
Këngëtarja Edona Llalloshi gjendet në listë si kandidate për deputete nga radhët e VV-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, me numrin 19.
Advertisements
Lajmin për futjen e saj në Lëvizjen Vetëvendosje e zyrtarizoi edhe vet lideri i kësaj partie, njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Edona Llalloshi është ndër emrat më të dashur të skenës sonë muzikore. Në karrierën e saj tre dekadëshe, veç krijimeve cilësore është shquar për personalitet të veçantë.
Ajo është pjesë e listës sonë për fitoren e madhe. Me Edonën do të jemi edhe më të përkushtuar ndaj artit e kulturës. Mirësevjen, Edonë”, shkroi Albin Kurti në Facebook.
Edona ka një karrierë të gjatë dhe mjaft të suksesshme në muzikë, ndërsa deri më tani nuk kishte bërë të ditur se kishte ndonjë ambicie politike.