Policia ka identifikuar të riun që kishte marrë me qira ditore apartamentin në Astir ku u ngujua për disa orë 21-vjeçarja, Sajma Qordja, i dashuri i kësaj të fundit.
Advertisements
I riu, në pamjet e kamerave të sigurisë, dallohet duke lëvizur me një automjet “Audi Q7” të zi me targa angleze, për të cilin po punohet për t’a gjetur.
Gazetari , Esido Barkaj mëson se të dy kishin prej disa kohësh frekuentim dhe ishin njohur në një lokal të njohur në zonën e Astirit, ku vajza punonte.
Advertisements
Dje efektivët kanë ndërhyrë në banesën e dytë ku kanë gjetur dy armë zjarri në tavolinë dhe shenja kokaine.
Banesa ka qenë thuajse e shkatërruar. Kur efektivët kanë trokitur në banesën tjetër që ishte e reja ajo ka filluar të bërtasë dhe është kyçur brenda dhe ka lajmëruar policinë.
“Rreth orës 14:10, u bë hapja e derës së banesës nga Forcat “Renea”, nuk pati probleme. Shtetasja S.Q, ndodhet nën asistencën e stafit mjekësor. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja të dukshme fizike. Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve të ngutshme hetimore dhe kontrollit të apartamenteve të tjera në pallatin në fjalë, në një banesë tjetër janë gjetur 2 armë zjarri pistoletë. Brenda kësaj banese nuk janë gjetur persona në momentin e kontrollit”, njoftoi zyrtarisht policia.
Grupi hetimor po kryen veprimet përkatëse me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e poseduesit të armëve.