Këtë mëngjes zona përreth Rinasit është “pushtuar” nga mjegulla e dendur, e cila ka krijuar vështirësi jo vetëm në qarkullimin e automjeteve, por edhe avionëve.
Advertisements
Dendësia e mjegullës është mjaft e madhe dhe shikueshmëria është tepër e ulët.
Advertisements
Mjegulla e dendur ka sjellë edhe probleme në uljen e avionëve, ku siç shihet përmes këtyre fotove të shkëputura nga Flight Radar, avionët bëjnë disa rrotullime përpara se të ulen.
Ndërkohë kujdes duhet të tregojnë edhe të gjithë personat që udhëtojnë nga veriu për në Rinas, Tiranë apo anasjelltas.