Mjekët në lot përulen para trupit të 3-vjeçarit që u dhunua nga e ëma, zemra e tij do të shpëtojë një fëmijë në Gjermani

Të pashpresë, të përlotur dhe me zemrën e thyer, kështu kanë qenë mjekët para trupit të 3-vjeçarit mëngjesin e sotëm (4 shkurt) spitalin në Pagni në Greqi.

Advertisements

Në orët e para të mëngjesit ka përfunduar procesi i marrjes së organeve të vogëlushit, i cili një ditë më parë mësoi vdekje të trurit si pasojë e dhunës barbare të ushtruar nga nëna dhe partneri i saj.

Advertisements

Para se të fillonte procesi i heqjes së organeve të engjëllit tgë vogël, mjekët mbajtën një minutë heshtje në kujtim të vogëlushit që u humbi jetën padrejtësisht.

Zemra e të voglit do të shkojë në Gjermani për të shpëtuar jetën e një tjetër fëmije, ndërsa veshkat në Athinë.

Sipas mediave të huaja, dy ambulanca të shoqëruara nga makinat e patrullës së Policisë shkruan drejt aeroportit të Heraklionit, duke transportuar zemrën dhe veshkat e vogëlushit Angelos.

Zemra do të transferohet në një spital në Berlin, ndërsa veshkat janë marrë nga një ekip mjekësh në Athinë. Sipas informacioneve ata do të transferohen në Nekrologjinë e Hipokratit të Selanikut.

“Një minutë heshtje” nga ekipet kirurgjikale, si një homazh i vogël për engjëllin e vogël, që u dha jetë bashkënjerëzve tanë të sëmurë. Falenderime të përzemërta për Administratën, ICU-në e Fëmijëve dhe gjithë stafin e Pa.GN. Heraklion, si dhe Prokurorinë e Shkallës së Parë Heraklion, për bashkëpunimin e shkëlqyer.

Respekt i jashtëzakonshëm për gjyshen e vogëlushit për vendimin e saj për të dhuruar. “Shpresojmë që ky akt t’ia lehtësojë dhimbjen e patregueshme”, thuhet në një postim të Organizatës Helenike të Transplantit.