As regjisori me skenarin më fantastik nuk do ta kishte imagjinuar dhe krijuar ngjarjen që ndodhi sot në Komunën e Parisit.
Advertisements
Pasi i kishte dhënë hua 50 mijë euro dhe firmosën tek noteri, mjeku Eqerem Hasani i cili më parë ka mbajtur edhe postin e shefit të Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme në QSUT është grabitur nga vetë borxhliu.
Advertisements
Atij i janë vjedhur 15 mijë euro nga miku i tij Olsi Bibollari.E gjithë kjo ndodhi pasi mjeku harroi çelësin e apartamentit të tij në makinën e 38 vjeçarit.
Autori ka përfituar nga kjo pakujdesi e mjekut dhe i është futur në banesë duke i vjedhur shumën e majme prej 15 mijë eurosh.
Advertisements
Pasi nuk ka gjetur paratë, ka qenë vetë mjeku i cili ka denoncuar hajdutin “me fat”.
Më pas autori është identifikuar përmes kamerave filmike dhe është arrestuar.
Autori është pronar i disa bizneseve, edhe pse mori 50 mijë euro hua dhe 15 mijë të tjera i vodhi./tch