Mjeku ngre alarmin: Nga 10 të sëmurë me kancer mushkërie, 9 janë duhanpirës

by editor

31 maji është Dita Botërore kundër duhanit. Në këtë ditë në të gjithë botën organizohen aktivitete ndërgjegjësuese kundër pirjes së duhanit.

Advertisements

Normat e larta të pirjes së duhanit paraqesin rreziqe të konsiderueshme për shëndetin dhe kontribuojnë në sëmundje të ndryshme, duke përfshirë kancerin e mushkërive, sëmundjet e zemrës, çrregullimet e frymëmarrjes dhe komplikime të tjera shëndetësore. Për më tepër, pirja e duhanit ka implikime ekonomike, të tilla si rritja e kostove të kujdesit shëndetësor dhe reduktimi i produktivitetit, duke rënduar njerëzit, familjet dhe shoqërinë.

Advertisements

Eksperti i shëndetit publik, Roland Shuperka tha se 9 nga 10 të sëmurë me kancer mushkërie janë duhanpirës

“Sa i përket lënies së duhanit, Shqipëria dhe Ministria e Drejtësisë është më e përparuar, trajnohen në mënyrë të vazhdueshme mjekët e familjes si të ndihmojnë duhanpirësit të lënë duhanin, janë praktika të OBSH. Në asnjë vend të BE për lënien e duhanit nuk shkon njëri te toksikologu, shkon te mjeku i familjes që kanë trajnime të vazhdueshme. 80 për qind e duhanpirësve deklarojë se produktet e reja të duhanit janë të dëmshme ose më të dëmshme se duhani me djegie. Ka një mendim të gabuar, se nikotina nuk shkakton kancer, kanceri i mushkërive shkaktohet nga katrani, në 10 të sëmurë me kancer mushkërie, 9 janë duhanpirës”, tha mjeku në Euronews Albania.

You may also like