Moment ”romantik” në BBV: Gjesti dhe Egli shkëmbejnë një puthje (Video)

Pas gjithë përplasjeve të forta të ndodhura mes banorëve të shtëpisë së “Big Brother Vip”, produksioni vendosi t’i qetësojë pak gjakrat dhe t’i vendosë banorët në paqe me njëri tjetrin.

Advertisements

Ditën e sotme atyre ju dha një sfidë, ku duhet të putheshin me njëri tjetrin në faqe sa herë që kënga “Kiss kiss” do të vendosej në sfond.

Advertisements

Sakaq ndodhi që Egli dhe Gjesti të ishin bashkë kur kënga u vu në sfond dhe ata të qeshur shkëmbyen dy puthje.

Ditët e fundit dyshja po përflitet në rrjet për një lidhje të mundshme mes tyre, duke qenë se të dy kanë shprehur simpati kundrejt njëri tjetrit.