Gjashtë pasagjerë të një helikopteri që u rrëzua dhe përfundoi mes një ndërtese, kanë përjetuar momente dramatike. Ngjarja ndodhi në Kolumbi.
Advertisements
Në video, një nga pasagjerët, 36-vjeçari Francisco Salas, dëgjohet teksa bën një video-telefonatë me babain e tij, ndërsa në të njëjtën kohë ai përpiqet të mos lëvizë sepse zhvendosja më e vogël e peshës mund të jetë fatale.
Advertisements
“Babi ne zbritëm me helikopterin. Të dua, faleminderit që më mbron. Do të mbijetoj babi”, dëgjohet të thotë 36-vjeçari.
Fluturimi gati fatal ndodhi mbi Medellin, kur piloti humbi kontrollin e helikopterit. Videot tregojnë se helikopteri lëviz në mënyrë të pakontrolluar dhe bie, por ngec diku.
Në bordin e helikopterit ndodheshin piloti 32-vjeçar, bashkë-piloti dhe katër pasagjerë, njëri prej të cilëve u dërgua në spital me këmbë të thyer dhe plagë.
Helikopteri Bell 206 ishte në një fluturim turistik kur papritmas filloi të dilte jashtë kontrollit. Më pas ra në tokë, por u bllokua midis ndërtesës dhe një antene.