Momenti emocionues gjatë fjalimit të Trump, Presidenti realizon ëndrrën e 13-vjeçarit të diagnostikuar me kancer në tru, e bën agjent të Shërbimit Sekret

Presidenti Donald Trump, gjatë fjalimit të tij në Kongres surprizoi një fëmijë 13-vjeçar të diagnostikuar me kancer në tru, ëndrra e të cilit është të bëhet agjent i Shërbimit Sekret.

Advertisements

Trump e emëroi atë anëtar nderi të Shërbimit Sekret Amerikan.

Advertisements

“Sonte na bashkohet një djalë i ri që e do vërtet policinë tonë”, tha Trump pasi lavdëroi oficerët e zbatimit të ligjit të Amerikës.

“Mjekët i dhanë maksimumi pesë muaj jetë. Kjo ndodhi më shumë se gjashtë vjet më pare (në vitin 2018),” vazhdoi presidenti.

“Që nga ajo kohë, DJ Daniel dhe babai i tij kanë “luftuar” për të realizuar ëndrrën e tij”.

“Dhe sonte, DJ, ne do t’ju bëjmë nderin më të madh nga të gjithë. Unë po i kërkoj drejtorit tonë të ri të Shërbimit Sekret, Sean Curran, që t’ju bëjë zyrtarisht agjent të Shteteve të Bashkuara.”

DJ është betuar si oficer nderi i zbatimit të ligjit në agjencitë policore në të gjithë vendin.

13-vjeçari reagoi me habi pas deklaratës së Trump para se babai i tij ta ngrinte në krahë për ta parë turmën. DJ ngriti me krenari certifikatën e tij të re dhe u prit me duartrokitje dhe brohoritje nga të pranishmit./vizionplus.tv