Momenti kur autorët dogjën makinën pasi vranë Kristjan Markun, e qëlluan me breshëri në ecje (Video)

Është gjetur e djegur makina e autorëve të vrasjes së 30-vjeçarit Kristjan Marku mbrëmjen e sotme në afërsi të Novoselës, Vlorë. Mjeti është gjetur vetëm 300 metra nga vendi i ngjarjes.

Advertisements

Paraprakisht dyshohet se autorët kanë qenë tre persona të cilët udhëtonin me një makinë “Volkswagen Golf”, në momentin që kanë dalë në krah të makinës së Markut dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash.

Advertisements

Nga 9 gëzhoja të gjetura në vendngjarje, të paktë dy plumba kanë zënë 30-vjeçarin duke i shkaktuar vdekjen.

Makina e autorëve ka qenë me targa të vjedhura dhe të denoncuara si të vjedhura.

Njoftimi i policisë për makinën e gjetur të djegur:

Në vijim të veprimeve hetimore lidhur me vrasjen me armë zjarri të shtetasit K. M., në autostradën Fier-Vlorë, pranë vendit të quajtur “Kripa”, është gjetur i djegur automjeti tip “Volkswagen Golf”, i dyshuar i përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje. Nga verifikimet paraprake, rezulton se targat e automjetit tip “Golf” janë denoncuar të vjedhura më herët.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore dhe këqyrjen e automjetit të djegur për të siguruar çdo gjurmë që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.