Një ngjarje tronditëse është raportuar mbrëmjen e sotme pranë zonës së ish-Doganës, mbrapa rezidencës “Fole”.
Advertisements
Një qytetar ka denoncuar për JOQ se një grup prej rreth 10 deri në 15 djemsh kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një të riu dhe më pas e kanë futur me forcë në një automjet.
Advertisements
“Përshëndetje JOQ, doja të raportoja një rast të sapondodhur te ish-Dogana. Nga distanca nuk e kam filmuar mirë, por pashë 10-15 djem që po rrihnin një djalë dhe më pas e futën me zor në makinë,” shkruan denoncuesi, duke shprehur shqetësim për atë që mund të jetë një rast rrëmbimi i mirëorganizuar.
Ngjarja ka shkaktuar panik te qytetarët që ndodheshin në zonë, ndërkohë që ende nuk ka një reagim zyrtar nga policia për rrethanat apo motivin e kësaj ngjarjeje të rëndë. Kamera sigurie në zonë mund të jenë kyçe për zbardhjen e saj.