Në Vlorë situata paraqitet alarmante në disa zona për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin që në orët e para të mëngjesit dhe reshjeve të dendura të shiut.
Advertisements
Siç shihet në videon e mëposhtme, rrjedha e ujit që ka përfshirë rrugët ka marrë përpara një qytetare.
Advertisements
Ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore pas kësaj ngjarje.
Pak më herët kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha tha se situata paraqitej kritike dhe njoftoi se janë evakuar rreth 30 familje nga banesat e tyre.
Advertisements