Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK

by editor

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika kryemadhi, është paraqitur sërish ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme e shoqëruar nga vajza e saj.

Advertisements

Besohet se paraqitja e saj në Strukturën e Posaçme është në përputhje me masën ‘detyrim paraqitje’ që është vendosur ndaj saj.

Advertisements

Monika Kryemadhi po hetohet nga SPAK për “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje të pasurisë”, në të njëjtën dosje me ish-presidentin dhe ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta, i cili prej 23 tetorit qëndron në masën e sigurisë “arrest në burg”.

Kujtojmë se më herët GJKKO me urdhër të SPAK vendosi nën sekuestro edhe 2 vila të Monika Kryemadhit dhe të ëmës së saj te Kodra e Diellit.

You may also like