‘Morëm hak’! Këta janë 6 turqit që u ekzekutuan në Greqi

by editor

Vrasja e gjashtë turqve në Greqi duket se ka ndodhur për motive hakmarrje pasi një faqe në rrjetin social TikTok ka publikuar fotot e viktimave me shkrimin “morëm hak”.

Advertisements

Turqit që u ekzekutuan janë anëtarë të organizatës kriminale të mafiozit famëkeq, Baris Boyoun, i cili tani jeton në Itali si i arratisur. Baris Boyoun është i famshëm për bandën e vrasësve që ai themeloi në Stamboll dhe më parë është sulmuar jashtë vendit.

Advertisements

Mediat turke kanë publikuar emrat e viktimave:

Mes të vdekurve është edhe Doruk Ersu Buyuktudus, një nga njerëzit e Buyun, i cili kishte qenë i burgosur në Itali për një kohë të gjatë”. Abdurrahman Tekru, Ozkan Kaan Tozlu, Baris Cagan, Omer Kanza dhe Burak Tahmaz janë vrarë gjithashtu.

Skenari se të gjashtë të ekzekutuarit mafioz në Loutsa po shkonin në aeroportin Eleftherios Venizelos, po shqyrtohet nga policët që po hetojnë çështjen.

Grupi i turqve, që thuhet se ishin anëtarë të bandës së mafiozit turk Baris Boyun, i specializuar në tregtimin me shumicë të drogës dhe kontratat e vdekjes, po qëndronin në një shtëpi të fshehtë në Lutsa, shumë afër vendit ku u vranë shokët e tij.

You may also like