Policia e shtetit ka publikuar momentin nga arrestimi i 46-vjeçarit, Jetmir Llanaj, i dënuar më parë për vrasje dhe gjobëvënie ndaj biznesmenëve.
Advertisements
Siç duket dhe në video, efektivët e RENEA kanë arrestuar 46-vjeçarin, pasi më parë e kanë neutralizuar duke e shtrirë në tokë.
Advertisements
“Si rezultat i ndërhyrjes së specializuar policore të shërbimeve të Forcës Speciale “RENEA”, në mbështetje të shërbimeve operacionale të Policisë së Lezhës dhe të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, u mundësua lokalizimi në Mamurras, neutralizimi dhe vënia në pranga e shtetasit të shpallur në kërkim, Jetmir Llanaj, 46 vjeç.
Nga hetimet e kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, dyshohet se ky shtetas dhe 4 të tjerë (konkretisht 1 shtetas i arrestuar dhe 3 shtetas të proceduar penalisht, më datë 19.02.2025, të organizuar si grup, iu vendosnin gjoba bizneseve, duke ushtruar presion dhe kanosur me armë, me qëllim përfitimin pasuror të padrejtë.
Gjatë veprimeve hetimore në lidhje me këtë veprimtari kriminale, këtyre shtetasve iu sekuestruan 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 2 automjete të blinduara, të cilat përdoreshin për të kryer veprimtarinë kriminale të shtrëngimit me anë të kanosjes, për dhënie pasurie.”– njofton policia.
Jetmir Llanaj kishte vetëm pak muaj që ishte liruar nga burgu, ku kishte përfunduar për vrasje. Ai kishte marrë hak për vrasjen e djalit të tij 9-vjeçar, Indrit Llanaj, i cili është ekzekutuar më 5 korrik të vitit 2012, nga vëllezërit Altin dhe Vladimir Shkreta. Jetmi Llanaj do vriste më 9 korrik të vitit 2012 Mark Shkretën, babain e dy vëllezërve. Vrasja u shënua në rrugën “Hoxha Tahsim” në Tiranë dhe policia akuzoi Jetmir si autorin e dyshuar. Jetmiri dhe vëllai i tij Muharrem Llani u dënuan me nga 25 vite burg.
Jetmiri ka qenë i dyshuar edhe për atentatin në fshatin Shpërdhet të Fushë Mamurrasit, ndaj Gentian dhe Emanuel Shkretës, djemve të 71-vjeçarit të ekzekutuar, Mark Shkreta. Ngjarja ndodhi në nëntor 2012, ndërsa humbi jetën Gentian Shkreta.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.