“Mos guxo të kërcënosh”, Shehaj përplaset keq në studio me Vangjelin: Ke përfituar nga politika

by editor

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe analisti Lorenc Vangjeli, janë përplasur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv pas deklaratave të këtij të fundit se kryeministri Edi Rama dhe socialistët në Kuvend i dolën në krah deputetes Olta Xhaçka për mandatin e deputetes, me qëllim mbrojtjen e një kryetari partie (që nënkuptonte Shehajn).

Advertisements

Shehaj i quajti deklaratat e Vangjelit si kërcënime që ai të mbyllte gojën e të mos bënte opozitë, pasi sipas tij, kjo ishte hera e dytë që ai bënte deklarata të tilla.

Advertisements

Debati në studio ‘u nxeh’ pasi Shehaj e cilësoi Vangjelin si dikush që ka përfituar nga politika dhe që e sheh atë si biznes.

Nga ana tjetër Vangjeli i kërkoi Shehajt që të ulë tonin e zërit, duke shtuar se ai nuk ka pse ta kërcënojë atë, pasi nuk e llogarit fare.

Advertisements

Pjesë nga debati në studio:

Shehaj: Vangjeli ka ardhur me një mision. Vjen këtu e më thotë Agron ti duhet të humbasësh mandatin. Mos harro Agron që ti vetë ke thënë që ta kanë mbyllur njëherë biznesin. Dhe akoma vazhdon e nuk e ke mbyllur gojën.

Vangjeli: A ma thua dot në çfarë ore e mora vesh unë që ishte Agroni këtu? Ky është një editorial i 2 viteve më parë që unë e lexova këtu.

Shehaj: Pse mua ma the më para kush ishte këtu e atij ia the 5 minuta para? E di si është mbyllur biznesi im? Unë biznesin e kam bërë me punë, nuk është gjë që të zgërdhihesh ti këtu. Kam punuar vite të tëra, edhe një ditë të bukur ngaqë bëra detyrën time në Kuvend, dërgoi Policinë. Nuk mund të vish këtu edhe të bësh lojëra të tallesh. Është hera e dytë që vjen në emision e më kërcënon publikisht. E ke bërë kur kam nxjerrë rastin e Gjiknurit që ka ndërtuar resortin në Butrint, për të cilin qeveria u mblodh edhe zvogëloi parkun e Butrintit. Edhe përmendje kobure e çifte. Të kujtohet? Ti që jeton me paratë e mazhorancës.

Vangjeli: Se me çfarë jetoj unë, atë nuk e di ti. Ke qenë në biznes dhe ke qenë edhe i suksesshëm. Papritur kuptove që politika është biznesi më i suksesshëm.

Shehaj: Nëse ka njeri për të cilin politika është biznes je ti. Pse me çfarë jeton? Me paratë e korrupsionit jeton. Mos guxo të kërcënosh.

Vangjeli: Ule zërin! Ule Zërin!

Shehaj: Ta kanë dërguar ndonjëherë policinë në shtëpi ty?

Vangjeli: Ma ka dërguar Berisha dhe ka qenë për punën time. Nuk të kërcënoj sepse nuk të llogaris fare. Atë që ta thashë në spekulim, por ti nuk e kupton, sepse gjuhën e politikës nuk e kupton. I dështuar hyre duke paguar dhe i dështuar do dalësh.

You may also like