Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka “kritikuar” Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, duke theksuar një ndryshim të papritur në qëndrimin e saj, për të cilin ai tha se ishte reflektuar në fjalor dhe edhe në shprehjen e fytyrës.
Advertisements
Spaho shprehu shqetësimin se Spiropali dukej “shumë e egër” dhe madje sugjeroi se “duket sikur ju kanë rrahur”, duke e pyetur nëse kishte ndodhur ndonjë ngjarje që kishte ndikuar në ndryshimin e saj.
Advertisements
“Zonja kryetare, vë re një ndryshim shumë të madh të qëndrimit tuaj, i cili shprehet në fjalor, madje dhe në fytyrë jeni shumë e egër, duket sikur ju kanë rrahur. Ka ndodhur ndonjë gjë? Sepse neve jemi deputet dhe ju kemi juve kryetaren tonë, dhe duhet të të dalim në krah nëse ju ka ndodhur gjë,” – tha Spaho.
Në reagimin e saj, Spiropali u përgjigj duke qeshur, ndërsa i tha demokratit: “As sqima juaj estetike nuk është për procedurë, ju lutem mbyllini mikrofonin, vijojmë më të tjerët”.