Eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi, apelon qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mos ndërmarrin asnjë veprim kur marrin mesazhe që promovojnë biznese, njoftojnë për mbërritjen e një pakoje, ose shpallin fitues të një lotarie.
Advertisements
Kallanxhi këshillon që përdoruesit të tregohen të kujdesshëm dhe të fshijnë mesazhet e dyshimta.
Advertisements
Kujdes nëse merrni mesazhe që promovojnë një biznes, njoftojnë për mbërritjen e një pakoje, ose ju shpallin fitues të një lotarie.
Eksperti i IT Tomi Kallanxhi apelon qytetarët që të mos ndërrmarrin asnjë veprim por ti fshijnëpasi shpesh janë tentativave për të hyrë në telefonin tuaj.
‘’Mos të harrojmë se edhe të dhënat publike të shqiptarëve janë tashmë online.
Për këto lloj personash është shumë e lehtë për të nisur mesazhe në ëhatsapp.
Një tjetër metodë që po përdoret nga hakeruesit është mesazhi që promovon kazinotë online, i cili ka për qëllim të vjedhë informacionin e llogarisë suaj WhatsApp.
Sidoqoftë, Kallanxhi thotë që të tregoheni të kujdesshëm.
‘’Dërguesit e këtyre linqeve marrin para mbrapsht sa herë një përdorues i ri futet dhe regjistrohet në një kazino online’’.
Për ekspertin e IT deri më tani origjina e këtyre sulmeve mbetet e paqartë.