Tiri dhe Indriti kanë hyrë në një ditë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”
Advertisements
Tiri dhe Indriti kanë hyrë në një ditë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Edhe pse të dy janë ndër banorët më të rinj, ata kanë patur herë pas here debate me njëri-tjetrin.
Advertisements
Një debat të fortë kanë patur edhe sot. Edhe pse Tiri i ka thënë më herët se ai nuk ka dashur që të bëjë sherr me të, por të merret me banorët e vjetër të shtëpisë, duket se Indriti nuk mendon ashtu.
Gjatë debatit, Indriti i tha Tirit “bëj nder partneres e ik nga shtëpia, lëre të luaj”. Banori iu kundërpërgjigj duke i thënë ‘ik ti te partnerja jote’. Kjo nuk i ka pëlqyer Indritit dhe ka nisur me ofendimet.
Pjesë nga debati:
Tiri: Shiko rrugën tënde, ç’punë ke ti, kaq i fortë u bëre për kaq ditë
Indriti: Ty të kam peshë të lehtë
Tiri: E kuptoj që ti ke qejf të thuash se je peshë e rëndë, të thuash unë jam çun me karakter, të thuash i kam kaq shpatullat
Indriti: Karakterin ma kanë treguar të gjithë banorët në shtëpi, me Laert, me Gertë, me Rozanë, me Danjë
Tiri: Ta tregojnë shumë mirë, po mos u fryj më shumë
Indriti: Kur ta kuptosh ti se pse them i kam shpatullat e mëdha ka ikur treni. Karakterin ma kanë komplimentuar të gjithë në shtëpi
Tiri: Edhe unë i kam shpatullat kaq (tregon me duar)
Indriti: Bëj nder partneres e ik nga shtëpia, lëre të luaj
Tiri: Bëj ti nder partneres, shko rri me partneren
Indriti: Mos e vrit mendjen
Tiri: Shko rri me partneren, pse rri këtu?
Indriti: Mos ma përmend mua
Tiri: Pse ti ma përmend mua
Indriti: E ke këtu ti brenda, mos ta bije brenda
Tiri: E di unë se ça bëj
Indriti: Qimekuq mos ma përmend partneren
Tiri: O burracak, ti je burracak
Indriti: Ik mos mu afro, e di si i kam njerëzit si puna jote, me pastruar gomat e makinës
Tiri: Je burracak, përmend partneren
Indriti: Ju kam thënë familjarët jo se e keni personale edhe jashtë pastaj