Mos ma qani hallin kaq shumë/ Për çfarë e ka fjalën Mozzik?!

by editor

Lidhja e Mozzik me Loredanën ka qënë padiskutim një ndër temat më të diskutuara në shtypin rozë por tanimë që këngëtarja ka konfirmuar lidhjen e saj me futbollistin gjerman, Karim Adeyemi, Mozzik ka nisur të bëjë paksa konfuz publikun lidhur me jetën e tij personale.

Advertisements

Disa javë më parë, ai konfirmoi që prej 11 muajsh ishte në një lidhje dashurie por vetëm pak ditë më vonë, ai u shpreh se në fakt ishte beqar.

Advertisements

Të gjendur mes një lëmshi të vërtet, Mozzik ka vënë dorën në zemër dha ka vendosur të qartësojë të gjithë fansat e tij.

Reperi ka bërë një postim në profilin e tij të Instagramit, ku ka shkruar: “Kam tre vite gati që jam beqar. Dhe kur të lidhem do e nxjerr një foto, mos u shqetësoni aspak për këtë dhe mos ma qani hallin kaq shumë”.

Por Mozzik nuk është ndalur me kaq, në një tjetër postim ka hedhur një foto të një çifti të kapur për dore dhe ka shkruar: “Kurrë nuk bëra dot një foto të tillë”, mbishkrim të cilin e ka shoqëruar me ikonat e të qeshurës.

Ne shpresojmë shumë që Mozzik ta bëj shume shpejt realitet këtë foto dhe sigurisht fansat e tij të jetë të qetë.

You may also like