Debatet në shtëpinë e BBV3 nuk kanë të ndalur dhe së fundmi një tjetër situatë ka agravuar, ku protagoniste janë Egla dhe Heidi.
Advertisements
Pavarësisht se dyshja shpesh herë ka patur biseda të sinqerta mes njëra-tjetrës, ditën e sotme Heidi dhe Egla kanë debatuar ashpër me njëra-tjetrën, ku diskutimi ka përfunduar me tone të larta.
Advertisements
Mesa duket debati ka nisur pas një deklaratë që Heidi ka bërë, duke u shprehur “se jam italiane” mirëpo Egla ka thënë se Heidi ka bërë gabim që e ka thënë dicka të tillë dhe sipas saj ishte thjesht një këshillë dashamirëse.
Biseda mes dyshes në dhomën e grimit:
Egla: Merr frymë, nuk të godita. Po ta përsëris për të disatën herë. Erdha dhe të thashë një gjë dashamirëse por ti ke nevojë për vëmendje.
Heidi: Mos m’u afro. Dashamirësia jote, e kemi parë. Zhduku, largohu!
Egla: Ik mi idote, qetësohu. Mos më bëj skena princeshe. Jemi në distancë sigurie, o budallaqe.
Egla: Je histerike. Nëse nuk e përballon dot, dil që tani