Mosbindja Civile/ Berisha paralajmëroi protestë ditën e votimit të buxhetit 2025, Muçollari: Nuk po respektohen nevojat e qytetarëve

by editor

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha njoftoi sot hapin e radhës të Mosbindjes Civile.

Advertisements

Në një konferencë për mediat Berisha paralajmëroi protestë para parlamentit, ditën që në Kuvend do të votohet projekt buxheti për vitin 2025.

Advertisements

Lidhur me protestën foli sot në studion e “News 24” anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari.

Ai tha se protesta do të zhvillohet para parlamentit ndërsa tha se ne vijim do të ketë informacione konkrete lidhur me mënyrën e organizmit të protestës.

Advertisements

Muçollari tha se buxheti nuk i respekton nevojat e qytetarëve dhe se kjo sipas tij është një arsye më shumë për të dalë në protestë.

Shqyrtimi nen për nen dhe në tërësi në Kuvend i projektligjit për Buxhetin e vitit 2025, do të zhvillohet të martën e datës 3 dhjetor të këtij viti, 2024.

Grigels Muçollari: Protesta do të zhvillohet para parlamentit. Buxheti nuk i respekton nevojat e njerëzve, kjo është një arsye më shumë për të protestuar. Përtej diskutimeve teorike apo prioriteteve qe duhet të ketë buxheti, ne jemi në një tjetër diskutim sot, që buxheti vidhet. Detajet e protestës do të merren vesh në vazhdim. Protesta del ndonjëherë jashtë planifikimeve, sepse njerëzit janë të revoltuar.

You may also like