Mosbindja civile e opozitës, 1 i arrestuar dhe 9 në kërkim, mes tyre edhe ish-komandanti i FNSH Shkodër (Emri)

by editor

Një ditë pas protestës kombëtare të opozitës së vendit, policia ka nisur procedimet, arrestimet dhe ka bërë shpalljen në kërkim të personave që dyshohet se janë përfshirë në akte dhune.

Advertisements

Policia ka arrestuar një person, ndërsa në kërkim janë shpallur 9 persona, mes tyre edhe ish komandanti i FNSH në Shkodër, Hivzi Bushati.

Advertisements

Ndërkohë raportohet se janë proceduar në gjendje të lirë edhe tre shtetas të mitur, të cilët ishin pjesë e akteve të kundërligjshme gjatë protestës. Kujtojmë që një ditë më parë, policia e shtetit njoftoi se nga protesta e opozitës mbetën të plagosur 10 efektivë. Ndërkohë pas protestës, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha reagoi duke thënë ndër të tjera se një pjesë individësh kapërcyen vijën e ligjit me akte të dënueshme.

Sipas tij, mosbindja civile e opozitës nuk do të prodhojë asgjë, ndërsa thekson efektivët e policisë kishin përballë një turme të çoroditur nga një motivim politik absurd.

Advertisements

“Pavarësisht absurditetit të shfaqjes së sotme të një “mosbindjeje civile”, që fyen inteligjencën e çdo qytetari të këtij vendi, Policia e Shtetit e kreu detyrën konform praktivave më të mira demokratike.

Orkestruesit e kësaj shfaqjeje jocivile sonte do të flenë në shtëpitë e tyre dhe nuk do ta prishin gjumin, as për të çoroditurit nga bllofi i “mosbindjes civile” që natën do ta kalojnë si persona në kërkim për aktet e tyre të paligjshme”, shkruan ministri.

You may also like