Mot me dëborë dhe festat e nëntorit, Policia e Shtetit në gatishmëri, tregon masat e marra

by editor

Në prag të festave të 28-29 nëntorit, Policia e Shtetit bën me dije masat e ndërmarra për të garantuar mbarëvajtjen e aktiviteteve festive. Sipas “bluve” një vëmendje të veçantë do t’i kushtohet akseve që do të bllokohen si pasojë e festimeve apo dhe rrugëve të bllokuara nga reshjet e dëborës. Policia e Shtetit paralajmëron se nuk do të lërë pas dore as kufirin e gjelbër ku do të vëzhgohet çdo tentativë kalimi të kufirit.

Advertisements

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Advertisements

Policia e Shtetit/Në gatishmëri të përforcuar, nga mbrëmja e datës 25 nëntor deri më datë 30 nëntor. Masa të posaçme, në bashkëpunim me autoritetet vendore, për garantimin e mbarëvajtjes së aktiviteteve që do të zhvillohen me rastin e festave të nëntorit.

Nisur nga situata e krijuar mbrëmjen e datës 25 nëntor, për shkak të motit të keq, Policia e Shtetit kaloi në gatishmëri të përforcuar, duke rritur prezencën e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe të Rendit, në akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe për t’iu shkuar në ndihmë përdoruesve të rrugës, në rast nevoje.

You may also like