Moti për ditën e nesërme, pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme të thata dhe të nxehta.
Advertisements
Dita prite të jetë me mot të kthjellët por nuk do të mungojnë edhe vranësirat kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje.
Advertisements
Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe të dobëta, sipas parashikimit nga SHMU.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me shpejtësi 6-8m/s.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 15 deri 30°C
në zonat e ulëta 17 deri 35 °C
në zonat bregdetare 20 deri 32°C