Ortekë, përmbytje dhe rrëshqitje dheu në këto dy vende, humb jetën një 16-vjeçar në Itali
Advertisements
Moti ekstrem ka sjellë ortekë, stuhi, erëra të forta dhe rrëshqitje dheu në Itali dhe Francë.
Advertisements
Një 16-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit nga një ortek ndërsa po bënte ski në një vendpushim dimëror në rajonin e Tirolit në jug të shtetit fqinj.
Rreziku i ortekëve në zonë sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja vijon të jetë ende prezent.
Stuhitë dhe erërat me shpejtësi më të madhe se 100 km/h shkaktuan rrëshqitje dheu në rajonin e Ligurias në bregun veriperëndimor të Italisë. Pati përmbytje në Piemonte dhe stuhi në të gjithë rajonet jugore të Italisë dhe në Sardenjë.
Më shumë se 6,000 njerëz që jetojnë në tre fshatra në qytetin italian të Aostës pranë kufirit francez, janë izoluar që nga e diela si pasojë e ortekëve. Si pasojë e motit të keq janë mbyllur shkollat në disa komuna.
Dëbora e madhe në fundjavë ndërpreu hyrjen në disa resorte në juglindje të Francës, ku pati reshje dëbore prej 50 cm brenda disa orësh gjatë natës.