Moti i ftohtë nuk ndalet në Bulqizë, temperatura nën zero për më shumë se një javë

Pavarësisht motit të keq që përfshiu vendin disa ditë më parë, disa zona ende po përballen me pasojat.

Advertisements

Zona e Bulqizës vazhdon të përjetojë acarin e fortë që ka zgjatur më shumë se një javë. Temperaturat janë tepër të ulëta, duke arritur disa gradë nën zero

Advertisements

Rrugët mbeten të kalueshme, megjithatë gjatë natës është e mundur të hasësh akull, pasi temperatura ka arritur deri në minus 10 gradë Celsius. Pavarësisht se rrugët janë kriposur, ngrica është e pashmangshme për shkak të krijimit të akullit, i cili vjen si pasojë e kushteve atmosferike.

Në dukje, mund të mendohet se ka pasur reshje dëbore, por ato janë ndaluar që prej fillimit të javës së kaluar. Pamja e krijuar është rezultat i lagështirës së vazhdueshme dhe erës së ftohtë që fryn në këtë rajon.