Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka inspektuar nga afër situatën në rrugët e Dibrës.
Advertisements
Ajo po inspekton në rrugët kombëtare, ndërkohë që vendi është përfshirë nga një stuhi me reshje shiu, dëbore e temperatura të ulëta.
Advertisements
Gjatë fjalës së saj, Balluku u shpreh se stuhia do të vijojë dhe duhet që shoferët të qëndrojnë në shtëpi nëse nuk kanë emergjenca.
Ndodhemi në Xibër dhe për të thënë të drejtën në këto momente është e pamundur që të hapet rruga. Kemi 110 borëpastruese në të gjithë vendin që operojnë. Kemi mbi 1100 punonjës. Kjo stuhi do të vijojë deri në orën 19:00 pasdite dhe më pas ne do të kemi mundësi për pastrimin e rrugëve. Policia ka dalë për të stopuar trafikun. Në qarkun e Dibrës kemi 24 fidera që kanë pësuar avari në këto momente. Do të punohet gjatë gjithë natës për të rikthyer energjinë në të gjitha zonat ku ka patur shkëputje. Drejt jug-lindjes akset janë të ngarkuara, por duhet të tregoni kujdes. Në të gjitha rrugët duhen përdorur zinxhirët. Ne insistojmë që duhen kufizuar lëvizjet me automjete, deri në përmirësimin e motit, të paktën deri në përfundimin e stuhisë. Në bëjmë thirrje që të shmangni lëvizjet jo të domosdoshme. Vetëm në raste emergjencash mund të lëvizni. Duhen kufizuar lëvizjet me automjete deri në përmirësimin e motit. Nëse nuk keni emergjenca qëndroni në shtëpi. Kemi të gjitha skuadrat e mobilizuara por situate është e tillë. Duhet kujdes dhe durim.”, është shprehur Balluku.