Të paktën 110 borëpastruese dhe 1100 punonjës janë në terren për të normalizuar situatën e krijuar nga reshjet e dëborës në disa zona të vendit.
Advertisements
Nga Rruga e Arbrit, një ndër akset me më shumë problem në qarkullim, ministrja Balluku këshilloi drejtuesit e mjeteve të ndjekin udhëzimet dhe të evitojnë qarkullimin e panevojshëm.
Advertisements
“Ne në rang vendi kemi 110 borëpastruese që qarkullojnë në këto momente.
Sipas të dhënave të motit nga Autoriteti i Aviacionit Civil, kjo stuhi do vazhdojë deri në orën 19:00 dhe pastaj do të kemi një qetësim të situatës.
Në qarkun e Dibrës kemi 24 fidera që kanë pësuar avari në këto momente, por presim që të ketë ulje të stuhisë, nuk duam të vëmë njerëzit tanë në rrezik, por do të punohet gjatë gjithës natës për të rikthyer energjinë elektrike.
Do ishte mirë që të evitohej qarkullimi në akset e vendit. Duhet kufizuar lëvizja me automjete deri në përmirësimin e motit”, tha Balluku.
Reshjet e dëborës të nisura gjatë gjithë ditës së sotme kanë shkaktuar probleme me qarkullimin në shumë akse, ku automjetet janë detyruar të presin me orë deri në normalizim të situatës.