Moti i keq ‘bën namin’ në vend/ Pezullohet lundrimi i anijeve, ja çfarë ndodhi me tragetin Vlorë- Brindisi

by editor

Pezullohet lundrimi i anijeve ndërkombëtare, trageti i linjës Vlorë – Brindisi, për shkak të kushteve të përkeqësuara meteorologjike.

Advertisements

Trageti i linjës Vlorë – Brindisi, i planifikuar të nisej këtë mëngjes, u anulua. Autoriteti Portual njofton se anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë, nuk do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse, deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.

Advertisements

Sipas parashikimeve, pritet që kushtet atmosferike të përmirësohen të hënën pasdite.

You may also like