Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në segmentin Morinë-Kukës. Aksidenti është shënuar në vendin e quajtur “Ish-Uzina e Bakrit” sa kalon urën mbi lumin “Luma”.
Advertisements
Kukës-Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në segmentin Morinë-Kukës. Aksidenti është shënuar në vendin e quajtur “Ish-Uzina e Bakrit” sa kalon urën mbi lumin “Luma”.
Advertisements
Sipas burimeve policore bëhet fjalë për një automjet tip Golf pa targa ngjyrë blu që ka dalë nga rruga për shkak të motit të keq dhe në momentin e përplasjes janë hapur dy airbegët e mjetit.
Po ashtu, janë çarë dy gomat e para dhe ka dëme materiale para automjetit. Në urgjencën e Kukësit nuk ka mbërritur asnjë i plagosur.
Policia rrugore dhe grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit që mund të jetë shkaktuar nga lagështia në rrugë si dhe për të bërë të mundur edhe identifikimin e drejtuesit të saj, i cili pas aksidentit dyshohet se ka braktisur mjetin.