Moti i keq në Shkodër/ Rënie gurësh në rrugët malore, reshje bore në aksin Borë-Theth, ja situata

by editor

Moti i keq me reshje shiu e bore ka sjellë disa problematika në qarkun e Shkodrës. Gazetari Senad Nikshiqi, duke iu referuar të dhënave nga autoritetet raportoi për “Balkanweb” se në akset e Lotit 1, Hani i Hotit – Tamarë, Tamarë- Vermosh dhe Bogë-Theth, gjate natës ka pasur reshje shiu me intensitet të lartë që kane shkaktuar rënie gurësh dhe dalje të shumta inertesh.

Advertisements

Po kështu dalje inertesh ka pasur në aksin Tamarë-Vermosh në zonën e quajtur Dobrinjë. Është punuar me mjete e fuqi punëtore për të larguar inertet nga karrexhata.

Advertisements

You may also like