Autoriteti Portual në Durrës ka njoftuar se kushtet e vështira atmosferike kanë ndikuar në aktivitetin portual, duke shkaktuar ndërprerje të herëpashershme.
Advertisements
Për momentin, flota e peshkimit është ndaluar të lundrojë, ndërsa anijet me mallra si grurë dhe çimento kanë mbyllur hambarët për të shmangur dëmtimet nga era dhe reshjet.
Advertisements
Ndërkohë, tragetet e udhëtarëve po vijojnë lundrimin pa probleme dhe janë marrë masa për sigurinë e mjeteve lundruese që ndodhen në port. Autoritetet portuale po bashkëpunojnë me institucionet detare për të garantuar funksionimin e shërbimeve dhe operacioneve portuale.